Skuadrës së Shkupit në përgatitjet në Antalia nga dita e sotme i është bashkua edhe një futbollist i ri, bëhet fjalë për 19 vjeçarin Basilio Ndong Owono Nchama i cili vjen nga shteti i Guinea Ekuatoriale, ndërsa ishte pjesë e skuadrës Cano Sport Academy.

Gjatë kohës së fundit, skauti i skuadrës sonë Bulent Akin (Ish-futbollist i Gallatasarajit, fitues i UEFA Kupës), i cili po qëndron në Afrikë dhe ka ndjekë ndeshjet e Kupën e Afrikës, ka arritur të shënjestrojnë pikërisht Basilion i cili me paraqitjet e tija të mira për reprezentacion e Guineas Ekuatoriale ndaj Nigerisë dhe Rundës, kanë arritur që ta bëjnë të veshë fanellën bardhë e kaltër.

Kalimi i Ndong Shkupit i ka kushtuar 60 mijë euro dhe prezenca e tij në skuadër do të jetë e dobishme si për ekipin por edhe për futbollin në Maqedoni.

Futbollisti 19 vjeçar nga Afrika luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majt, i cili në stërvitjen e parë të skuadrës ishte i mirëpritur nga stafi dhe futbollistët dhe pritet që shumë shpejt të adaptohet në ekip. Kontrata e Basilio me Shkupin është nënshkruar për tre vite e gjysmë.

Loading...