Bora e madhe e papritur shkakton kaos para tunelit Gotthard të Zvicrës

Reshje të fuqishme të borës edhe në ultësira, kanë shkaktuar kaos në mëngjesin e sotëm para tunelit Gotthard. Shumë automjete që po shkonin nga Zvicra veriore drejt jugut janë detyruar që për një kohë të mbeten në rrugë, pa mundësi për të lëvizur tutje, njofton Agjencia e Lajmeve SDA.

Madje autostrada për një kohë është bllokuar për të sanuar gjendjen. Nga ora 8 e mëngjesit komunikacioni ka filluar sërish por me shpejtësi më të vogël se zakonisht.

Shkaktar i këtij kaosi është mbulimi me borë i pjesës së autostradës në mes të lokaliteteve Göschenen dhe Amsteg, njofton për SDA një pjesëtar i Policisë Kantonale të Urit.

Aktualisht, pas lëshimit të rrugës, gjegjësisht masave të marra për pastrim të bores, automjetet lejohen vetëm një nga një, transmeton albinfo.ch. Kjo ndodh edhe për shkakun se ato nuk e kanë përgatitjen dimërore.

Ndërkohë, autimjetet që pastrojnë borën vazhdojnë të jenë të mobilizuara.

Mbetet e pqartë se për sa kohë do të vazhdojnë këto pengesa në trafik.

Loading...