I ftohti që kaploi vendin tonë ditëve të fundit, dhe i cili pritet që të vazhdojë edhe ditëve në vijim, nuk përfundoi duke mos na sjellur një pamje krejtësisht tjetër nga ajo që jemi mësuar të shohim në muajin prill, dhe sot në mëngjesin e freskët, në fshatin Çiflik të Shkupit disa banorë të këtij fshati kanë inçizuar një pamje të fshatit të tyre, ku shihet se po bie borë.

Dje në disa lajme mundeshim të shohim se bora nuk ka munguar në një pjesë të Ballkanit, sidomos në Kroaci, Bosnjë, Shqipëri e Kosovë, dhe së fundmi sot borën mundeshim ta shohim edhe në Shkup.

Ditën e sotme nga Drejtoria për Punë Hidriometeorologjike lajmëruan se borë ka edhe në Kriva Pallankë

Parashikimet e motit nuk përjashtojnë mundësinë që edhe nesër kjo borë të na vizitojë përsëri.

Loading...