Borisov e përshëndet marrëveshjen e shkruar në mes Maqedonisë dhe Greqisë

Kryeministri bullgar Bojko Borisov përshëndeti kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev si dhe ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë për marrëveshjen e arritur në mes dy vendeve, e cila u nënshkrua sot në Prespë.

“Unë uroj kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, si dhe ministrat e tyre të jashtëm, për hapin e rëndësishëm dhe të guximshëm që ata bënë sot”, shkruan Borisov në rrjetin social në Facebook.

“Marrëveshja për kontestin e emrit e hap rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së NATO-s. Bullgaria gjithmon e ka mbështetur fqijun tonë në atë rrugë. Tani më e rëndësishme është që të gjithë popujt e Ballkanit ta kuptojnë se kjo marrëveshje nuk na dërgon deri tek pretendimet territoriale ose probleme të njëjta, përkundrazi, do të na ndihmojë të jetojmë së bashku”, shkruan Borisov.

Loading...