https://www.youtube.com/watch?v=iYNdz5bqnFo

Bayern Mynih sikurse pritej do të ketë kundërshtare Borussia Dortmund në gjymëfinale të Kupës së Gjermanisë. Në takimin e fundit cerekfinal të këtij kompeticioni, i shtyrë për shkak të terrenit të rënduar nga reshjet e dëborës, skuadra modeste e Lottes, e pati të pamundur të surprizonte verdhezinjtë e Thomas Tuchel, të cilët fituan me rezultatin e thellë 0-3.

Vendasit në fakt mundën të rezistonin deri në minutën e 57-të kur Pulisic i shërbyer me zgjuarsi nga Dembele e kaloi topin poshtë këmbëve të portierit Fernandez.

Në të 66-ën Andre Schurrle shënpi të dytin me një gjysmë kthesë brenda zonës, me mbrojtjen e Lottes që la shumë për të dëshiruar në mbulimin e kundërshtarëve.

7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Schmelzer, ekzekutoi një goditije të lirë që pasi goditi shtyllën përfundoi në rrjetë.

Ndeshjet gjysmëfianle, Bayern – Dortmund dhe Borussia e Moenchengladbahut Eintraht Frankfrut do të luhen më 25 prill.

 

Loading...