Deri në vitin 2021 Maqedonia do të merr borxhe të reja si në tregun ndërkombëtar dhe atë vendor në vlerë prej 2.3 miliard denarë duke e çuar borxhin publik në nivel prej 7 miliard euro, nga 5 miliard sa është për momentin. Njëkohësisht deri në fund të vitit 2021, Maqedonia do të duhet të kthejë borxhe të vjetra në vlerë prej 1.5 miliard euro

Zejnulla VESELI

Shkup, 31 maj – Gjatë tre viteve të ardhshme Maqedonia do të duhet të futet në borxhet të reja në vlerë të përgjithshme prej 2.3 miliard, ndërsa për të njëjtën periudhe shteti duhet të kthej borxh të vjetër në vlerë prej 1.5 miliard euro, për borxhin bazë dhe 500 milionë euro kamata, shkruan gazeta KOHA.
Kështu thuhet në “Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë 2019-2021″, të publikuar nga Ministria e Financave. Në këtë strategji përveç që parashihet rritje rrogash, rritje e konsumit personal, rritje të Bruto Prodhimit Vendor parashihet dhe rritja e borxhit publik që të mundet Maqedonia në kohë të kthejë borxhet e vjetra, të paguaj kamatat si dhe të realizojë investimet e planifikuara. Njëherësh parashihet dhe dhënia e eurobligacionit të ri në tregun e jashtëm financiar.

Sipas paralajmërimeve deficiti buxhetor gjatë periudhës së ardhme do të zvogëlohet si në vlerë absolute ashtu edhe në përqindje të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), gjegjësisht në vitin 2019 parashihet të jetë 2.5 për qind nga BPV ndërsa në vitin 2021 do të jetë vetëm 2 për qind.
” Financimi i deficitit të planifikuar do të sigurohet përmes huamarrjeve të reja nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankave komerciale apo fondeve vendore. Futja në borxh tek institucionet e jashtme financiare do të bëhet përmes tërheqjes se kredive me kamata të volitshme për financimin e disa projekteve kapitale si dhe përmes dhënies së euroobligacionit të ri në tregun ndërkombëtar “, thuhet në Strategjinë Fiskale.
Gjithashtu edhe politika disiplinore fiskale do të sigurojë lëvizje stabile të borxhit publik dhe në kohë afatmesme do të arrijë nivelin prej 54.8 për qind të BPV-së dhe në vitin 2020 si rezultat i përshpejtimit të projekteve kapitale do të zvogëlohet në 53.8 për qind të BPV-së në vitin 2021.

“Më saktë borxhi publik do të lëvizë nën limitin e caktuar për afatmesëm dhe afatgjatë nën nivelin prej 60 për qind të BDP-së”, thonë nga Ministria e Financave, duke shtuar se llogaritjet e strategjisë fiskale për tre vitet e ardhshme bazohen në rritjen ekonomike dhe BPV-së si pasoje parashikimeve të volitshme për ekonominë Evropiane, rritjen e investimeve në Maqedoni , rritjen e pagave dhe uljen e papunësisë.

“Në vitin 2019 parashihet që rritja ekonomike të jetë 3.5 për qind , në vitin 2020 – 4 për qind dhe në vitin 2021 rritja ekonomike parashihet të jetë 5 për qind”, thonë nga Ministria e Financave.

Për ekspertët ekonomikë parashikimet e “Strategjisë fiskale 2019-2021” nuk janë edhe aq optimiste ku kemi parasysh paralajmërimet për futje të reja në borxh që mundet në mënyre direkt të ndikojnë në mosrritjen ekonomike.

Eksperti ekonomik Marjan Petreski shprehet se nuk ka dilemë se shteti po shkon drejt linjës së kuqe sa i përket rritjes se borxhit publik për shkak se pjesa më e madhe e këtyre borxheve shkojnë për mbulimin e harxhimeve rrjedhëse të buxhetit apo thjeshtë thënë për kthimin e borxheve të vjetra.
“Borxhi publik relativisht për një kohë shumë të shkurt u dyfishua prandaj konsolidimi i borxhit publik është më se i nevojshëm. Kjo do të thotë se në të ardhmen për çdo huamarrje të re në tregun e brendshëm financiar, Qeveria duhet të jep informata të sakta se për çka futet në borxhe të reja, që do të thotë se çdo cent që do të merret borxh të tregohet sakte se për çfarë nevoje merren këto para dhe se shpenzimi i këtyre parave të jetë transparente nga ana e Qeverisë. Rritja e borxhit publik, i cili për momentin është 5 miliard euro, pas tre viteve do shkojë në 7 miliard euro”, thotë për KOHA, Peterski.
Instituti për analiza ekonomike the politike “Finance Think” ka dalë më qëndrimin se se projektimet në strategjinë më saktë projektimet makroekonomike duken arbitrare dhe jo mjaftueshëm të bazuara në logjiken ekonomike.
“Edhe pse rritja ekonomike prej 5 për qind për afat të mesëm është qëllim legjitim, përshpejtimi i rritjes ekonomike prej 4 për qind në vitin 2020 dhe 5 për qind në vitin 2021 duken si një rrezik i theksuar. Rreziqet e jashtme diktojnë një rritje jo të mjaftueshme të kërkesave nga tregjet e huaja si dhe pasiguria e Maqedonisë rreth integrimeve Evropiane. Rreziku vendor është i mundshëm për shkak të proceseve politike jo stabile, mosrealizmi i mjaftueshëm i investimeve kapitale si dhe përkrahje jo e mjaftueshme e qeverisë aktuale për investime në sektorin privat”, thonë nga Finance Think. (koha.mk)

Loading...