Borxhi publik është vërejtja kryesore në pjesën ekonomike në raportin e KE-së

Qeveria shpenzoi më tepër sesa mundet. Kjo është vërejtja kyçe e Komisionit Evropian në raportin e sotëm, në pjesën e ekonomisë. Sipas Komisionit, borxhi i qeverisë ende është relativisht mesatar, por vazhdimisht shënon rritje që nga viti 2008-të. Rrezik të madh paraqesin huamarrjet e fshehura, njofton Alsat M.

HUAMARRJE PA GARANCI
BORXHI PUBLIK NUK ËSHTË TRANSPARENT

“Gjatë verës së vitit 2014-të, Qeveria ndryshoi Ligjin për borxhin publik dhe kufizoi nivelin e huamarrjes së ndërmarrjeve shtetërore me garanci shtetërore, por nga ana tjetër nxiti huamarrjet pa garanci. Si rezultat i kësaj, shifrat për borxhin publik do të jenë më pak transparente”, thuhet në raport”.

Komisioni ka vërejtje për Qeverinë se nuk i përmbahet aspak deficitit të planifikuar buxhetor. Deficit më i madh përbën edhe borxh më të madh publik.

RRITJE TË DEFICITIT BUXHETOR
DEFICITI REAL BUXHETOR ËSHTË 4,2% NGA PPB
SHKAKU: PENSIONET, ASISTENCA DHE SUBVENCIONET E LARTA

“Me rishikimin e buxhetit, targeti i deficitit është rishikuar në linjë rritëse, prej 3,4% në 3,6% të PPB-së. Megjithatë, deficiti i vërtetë buxhetor është akoma më i madh, konkretisht 4,2% të PPB-së, në llogari të rritjes ad-hok të pensioneve, asistencës sociale dhe subvencioneve, si dhe resurseve plotësuese që nevojiten për ndërtimin e autostradës së korridorit 10”, thuhet në raport.

Komisioni thekson se rreth 45% e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore shkojnë në transferet sociale ndërsa Qeveria në mënyrë të paligjshme i ka rritur pensionet, pagat në sektorin publik dhe subvencionet bujqësore. Për shkak të kësaj, Qeveria vështirë se do t’ia dal ta zvogëloj deficitin buxhetor.

QEVERIA DO TË SHPENZOJË AKOMA MË SHUMË PARA ZGJEDHJEVEVËSHTIRË TË ARRIHET QËLLIMI DERI NË 2017 PËR ULJEN E SHPENZIMEVE

“Duke marrë parasysh rishikimin e buxhetit për vitin 2015 si dhe në pritje të rritjes së mëtejshme të shpenzimit gjatë periudhës së ardhshme, para zgjedhjeve, arritja e qëllimit në vitin 2017-të duket si tepër ambicioze”.

Shpenzimi i madh i Qeverisë sipas Komisionit Evropian mund ta sjellë vendin në një gjendje që të mos mund të përballet me presionet e papritura ose zvogëlimin eventual e të ardhurave. Në raportin e KE-së, shkruhet se norma e papunësisë zvogëlohet, por është veçanërisht alarmuese shifra e personave që janë të papunë prej një kohë të gjatë, si dhe papunësia e të rinjve.

VENDET E PUNËS JANË NË SEKTORË ME PRODUKTIVITET TË ULËTSEKTORI PUBLIK PËRBËN 20% TË TË PUNËSUARVE

“Vendet e reja të punës u krijuan kryesisht në sektorë me produktivitet të ulët dhe në bujqësi, të mbështetur nga subvencionet publike dhe masat aktive në tregun e punës. Vlerësohet se sektori publik merr pjesë me 20% në punësimin e përgjithshëm”.

Nëse Qeveria dëshiron rritje të qëndrueshme ekonomike, ajo duhet doemos të mbështetet në sektorin privat vendor i cili ka nevojë për mbështetje e zhvillim.

Loading...