Boshkoski: Ne do të fitojmë 15 deputetë

Lideri i OBRM-Popullores dhe ai i partisë Të bashkuar për Maqedoninë, Ljubço Georgievski dhe Ljube Boshkoski, u takuan sot me qytetarë të Kumanovës.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, Boshkoski ka theksuar se koalicioni ”OBRM për Maqedoninë” e vazhdon hapërimin fitimtar, duke treguar se synimi i tyre është të fitojnë 15 deputetë.

Ndërsa, Georgievski theksoi se argumentet e tyre janë ato të qeverisjes së viteve 1998-2002. Edhe bartësi i listës, Ljubço Ballkoski tha se këto zgjedhje duhet ta kthejnë Maqedoninë në korsinë normale të rrugës euroatlantike.

Loading...