Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski tha “debatet për ndryshimet kushtetuese janë të hapura dhe publike dhe secili mund të marrë pjesë dhe ta thotë qëndrimin e tij”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Boshnjakovski tha se janë të ftuar një spektër i gjerë i folësve ku ka njerëz që mendojnë ndryshe nga qëndrimet e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është e hapur ftesa për marrje pjesë dhe i ftoj të gjithë që mendojnë se duhet të jenë pjesë dhe ta thonë mendimin e tyre. Të ftuar janë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që kanë interes”, tha Bosnjakovski.

I pyetur se përse organizohen debate për katër ditë, dhe jo për pesë dite pune, Boshnjakovski sqaroi se bëhet fjalë për pyetje teknike, gjegjësisht raportin nga Kuvendi e kanë marrë të hënën vonë dhe kanë qenë e pamundur të organizohet debat ditën e ardhshme.

Debati i parë i debatit publik për draft-amendamentet për ndryshime në Kushtetutë që do të mbahet më 16:30 në Sallën solemne të Republikës së Maqedonisë. Në debatin publik do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, profesorët universitar Vllado Popovski dhe Ljubomir Frçovski, si përfaqësues të ekspertëve./Telegrafi/

Loading...