KAÇKM mbetet në Preambullë dhe Kushtetutë, dhe në vend se njëherë do të përmendet dy herë. Mbetet Njoftimi i KAÇKM-së me të gjitha vendimet e sjellura, tha sot në konferencën për shtyp zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke i vlerësuar si të pasakta informacionet që përhapen nëpër rrjetet sociale.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Boshnjakovski theksoi se në lidhje me amendamentin 35, ndryshimet të cilat do të bëhen në nenin 3 janë garancion se kufijtë e Republikës së Maqedonisë janë të përhershëm dhe të pandryshuar.

“Procesi është në Kuvend, sot është debati në Komisionin Kushtetues. Ju dërgoj ta ndiqni atë proces”, theksoi Boshnjakovski.

Ai edhe njëherë potencon se për asnjë arsye nuk do të preket himni shtetëror, as nuk do të bëhen intervenime në tekstin e tij.

Loading...