Boshnjakovski: Me anëtarësimin në BE dhe NATO, përfitimet për Maqedoninë do të jenë të mëdha

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski sot tha se shfrytëzon mundësinë që të rikujtoj për disa nga përfitimet që do të vijojnë, me anëtarësimin në BE dhe NATO.

Njëra ndër përfitimet sipas Boshnjakovskit do të jetë që sipas parimit të barazisë dhe parimit të solidaritetit, do të kemi mundësi të ndikojmë por edhe të sjellim vendime, mundësi të cilën deri më tani nuk e kishim.

“Me anëtarësimin në BE do të hyjmë në treg të madh dhe të zhvilluar me çka po rriten perspektivat për rritje ekonomike. Me anëtarësimin në BE hyjmë në treg prej 500 milionave konsumatorësh, përkatësisht bëhemi pjesë nga ekonomia më e madhe botërore”.

Gjithashtu Hoxha shtoi se sa u përket përfitimeve ekonomike, që i kanë pasur në të kaluarën disa nga vendet që atëherë ishin anëtare të reja të BE-së dhe NATO-së, Banka Botërore ka bërë analizë, ndërsa kyçe janë katër komponenta që dëshiroj t’i theksoj- ka rritje të investimeve të përgjithshme në ekonominë, rritje të aktivitetit kreditor, kemi përshpejtim të rritjes ekonomike dhe rritje të investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

Si shembull karakteristik sipas tij veçoi shembullin me Estoninë dhe në vitin 2004 me hyrjen e këtij vendi në NATO rritja e BPV-së ka qenë 6,2% ndërsa në vitin 2005 ka rritur në 9,3 % , në vitin 2006 ka qenë 10,2%. Sa u përket investimeve të huaja në Estoni investimet kanë rritur trefish, nga 968, 5 milionë euro në 3,1 miliard.

Boshnjakovski përfundoi duke thënë se atë që me siguri mund ta presim, është se me anëtarësimin në BE dhe NATO do të rritet ndihma financiare për Maqedoninë nga jashtë, nga BE-ja dhe institucionet ndërkombëtare financiare. Kjo do të thotë standard më të mirë dhe jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e RM-së. Të nderuar kolegë gazetarë, kjo qeveri beson në mënyrë të fuqishme në këto përfitime

Loading...