Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp lidhur me vendimet nga seanca e 93-të e mbrëmshme të Qeverisë, i ka përsëritur pritjet e Qeverisë për arritjen e shumicës së dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, për çka sot Komisioni i Kuvendit për çështje të Kushtetutës duhet ta fillojë debatin për propozimin rreth nevojës për ndryshime kushtetuese, të parashtruar nga Qeveria. Ai paralajmëroi se fjalë hyrëse në Komisionin do të ketë kryeministri Zoran Zaev.

“Vlerësojmë se ky vendim historik para të cilit gjenden deputetët në Parlamentin e Maqedonisë është me rëndësi thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Vlerësojmë dhe presim që shumica e deputetëve në Parlament do ta dëgjojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve, të cilët më 30 shtator votuan “për” këto angazhime”, tha Boshnjakovski, duke i përsëritur angazhimet e Qeverisë.

Loading...