Bosi shqiptar shtron “drekë” në burgun italian, bën foto dhe e poston në Facebook

Sot pret dënimin. Rrezikon plot 16 vjet burg për grabitjet që ka kryer së bashku me bandën e tij. Por, Emanuel Demaj nuk duket se kalon keq në burg, duke u nisur nga fotografitë që publikon në Facebook.

Foto e fundit, e tregon në qendër të tavolinës në qelinë e tij duke festuar ditëlindjen e një miku. Ngrenë dolli, shijojnë tortën dhe argëtohen. E gjitha ndodh brenda burgut të Montorio-s, në provincën e Verona-s.

Fotografia është përhapur në rrjetet sociale dhe shumë pyesin se si ka mundësi që bosit shqiptar i lejohet të mbajë një celular, të ketë akses në internet dhe të mbajë kontakte me botën jashtë burgut, shkruan shqiptarja.com.

Kjo nuk është hera e parë që Demajt i gjendet një smartphone në qeli. Më herët, kur e kapën me celular, u zbulua se ai e përdorte për të telefonuar vëllain e tij  Erion, i burgosur në Lion të Francës.

Celulari iu morr, por duket se ai ka gjetur një të ri.

“Buzëqeshja tallëse që shfaq në fotografi, është një sfidë ndaj drejtësisë italiane, një shuplakë ndaj sistemit të burgjeve, një pështymje në fytyrë të gjykatësit që do ta dënojë”, shkruajnë mediat lokale.

Loading...