Policia e Bosnje e Hercegovinës ka arrestuar një migrant të cilin e dyshon për vrasje të pesëfishtë në Maqedoni. Kryeshefi i policisë boshnjake, Mujo Koriçiq, për mediumet e atjeshme ka deklaruar se në një llogore që e kanë bë migrantët në afërsi të vendkalimit kufitar me Kroacinë të quajtur Malevac, kanë arrestuar një migrant të dyshuar për vrasjen e pesë personave në Maqedoni, transmeton Gazeta Lajm.
Mirëpo në policinë e Maqedonisë demantojnë se në territorin e Maqedonisë ka ndodhur vrasje e 5 migrantëve.
“Në territorin e Republikës së Maqedonisë, në asnjë sektor të MPB-së nuk është regjistruar rast i tillë, prandaj as që kemi person të dyshuar për diçka të tillë”, kanë deklaruar nga polici maqedonase, shkruan SDK.

Loading...