Ministrat e Jashtëm të NATO-s miratuan Programin e parë vjetor kombëtar, me të cilin Bosnja e Hercegovina mori ofertën për Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO.

Për të përmbushur këtë plan veprimi, në periudhën e ardhshme do të jetë përgjegjës Këshilli i Ministrave të BeH dhe Ministria e Mbrojtjes e BeH, Forcat e Armatosura dhe i gjithë vendi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishmi për NATO-n, dhe se Bosnja është e denjë për kontributin e saj në operacionet e Aleancës dhe se ai mbështet plotësisht rrugën e vendit drejt integrimit euroatlantik.

Anëtari i Presidencës serbe Milorad Dodik njoftoi se do të përmbushte rezolutat e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe mbi neutralitetin ushtarak dhe nuk do të mbështetë asgjë në lidhje me NATO-n.

Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO është një program ndihme, mbështetje praktike dhe konsultime që synojnë përgatitjen e vendeve për anëtarësim në NATO.

Reformat dhe përgatitjet përfshijnë pesë fusha: çështjet politike dhe ekonomike, ato të mbrojtjes dhe ushtarake, financiare, të sigurisë dhe ato ligjore. /kp/Telegrafi/

Loading...