Kanë nisur sot ndeshjet gjysmëfinale të play off-it në Konferencën e Lindjes, ku skuadra e Boston mundi 117-101 Philadelphia në përballjen e parë. Pas 15 minutash të ekuilibruara, skuadra e Celtics merr frenat e lojës në dorë, duke e komanduar gjatë gjithë kohës takimin, me 3 lojtarë që realizuan mbi 20 pikë: Rozier 29, Tatum 28 dhe Horford 26 pikë, një trio që bëri diferencën në parket.

Philadelphia u përpoq të qëndrojë në lojë me Embiid, që realizoi 31 pikë e 13 rebaund, por i vetëm e pati të pamundur të përballonte skuadrën e Boston, që e shfrytëzoi më së miri faktorin fushë. Boston udhëheq 1-0 serinë e takime gjysmëfinale, ndërkohë që nesër luhet përballja tjetër e kësaj Konference, midis Torontos dhe Cleveland.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, 117-101 (1-0 me ndeshje)

Toronto – Cleveland

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale

Houston – Utah Jazz, (1-0 me ndeshje)

Golden State – New Orleans, (1-0 me ndeshje)

Loading...