‘BOTA’ FILMI SHQIPTARË NË MESIN E 40 FILMAVE NË GARË PËR OSCAR TË KRITIKËS

Iris Elezi, regjisorja e filmit “Bota”, ka njoftuar se filmi shqiptar është zgjedhur në mesin e 40 filmave më të mirë, ku do të garojnë për çmimin Fipresci në Festivalin e Filmit Ndërkombëtarë në “Palm Springs”.

Nga 80 filma sa kanë synuar këtë garë, 40 prej tyre janë pranuar zyrtarisht në Akademinë e Arteve Filmike dhe Shkencave për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Festivali do të mbahet prej 11 deri më 16 janar, kurse nominimet për Oscar do të shpallen më 14 janar.

Loading...