Rajon-Botë

Bota po merr fund, skena apokaliptike edhe në Kroaci (Video)

auto_ki_1505196019-4002760-680x365_c1505198198

Moti i keq që goditi rrethin e Zadrit, ka krijuar një kaos të vërtetë. Në Zadar rrugët dhe bodrumet janë përmbytur, Disa pjesë të Zadrit janë edhe pa energji elektrike, ndërsa shkollat janë ndërprerë.

Apokalipsi, Armageddon, janë vetëm disa nga komentet e qytetarëve mbi stuhinë me shira të fuqishme që e vërshuan Zadrin.
“Qielli u hap. Isha duke udhëtuar më autobus për në shkollë dhe për shkak të shiut të madhëm kemi pritur 3 orë kolonë, atëherë ka pasur vetëm 40 centimetër ujë”, Ka treguar 18 vjeçari nga Zadri.

“Uji ka rrjedh nga varrezat e deri të deti”, ka shtuar ai.

Garazhi i qendrës tregtare Supernova është përmbysur deri në çati. Brenda, të gjitha makinat ishin të dëmtuara, janë zhytur mbi ujë si nëndetëse. Zjarrfikësit kishin punë me orar të plotë. Ata gjithashtu shpëtuan dy shoferë makina e të cilëve u përmbytën në uji. Uji nuk është për të pirë, sepse është i vrenjtur për shkak të përmbytjeve.
Varrezat e qytetit të Zadarit duken si një liqen nga i cili edhe kryqet e monumenteve as nuk janë parë. Në zonën e Brigadës Bilog në Zadar, uji erdhi deri te shtëpitë.

“Assesi nuk mund të dilet nga shtëpia. Nuk mund të shkojmë as një shitore. Disa herë është ndalur edhe rryma. Po i dalim si po mundemi. Me kova po mundohemi me e nxjerrë ujin i cili është mbledhur”, ka thënë 21 vjeçari, oborri i të cilit ka qenë i mbushur gjysmë metre me ujë.

Shi i madh shkaktoi dëme në Spitalin e Përgjithshëm të Zadarit. Dëme më të mëdha ka pësuar Sektori i Kirurgjisë dhe Kujdesit Intensiv.
Janë dëmtuar pajisjet, janë anuluar të gjitha operacionet si dhe kontrollet specialiste. Nga 4 sallat në departamentin e kirurgjisë, dy prej tyre janë tërësisht të dëmtuara.
“Ja pra , mbijetuam. Ne po i shpëtojmë gjënë”, thotë Dr. Edi Karuc nga kujdes intensiv në spitalin e Zadarit. Ai shtoi se kishin frikë se tavani do të binte, edhe atë mbi pacientët në shtretër.

“5 pacient i kemi transferuar ne një departament tjetër. E kemi bartur edhe aparaturën, që ta shpëtojmë edhe pse pjesë pjesë është e dëmtuar. Problemi kryesorë është në emergjencë, atje po rrjedh”, ka shpjeguar dr. Karuc
Sot, në Zadar ka mbërritur edhe samiti shtetëror i udhëhequr nga Presidenti Kolinda Grabar Kitaroviç dhe Kryeministri Andrej Plenkoviç.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top