Shkrim autorial prej një lexuese e portalit “lajmpress”.

 

Valentina Alijaj

Valentina Alijaj

Rrjetet sociale po e vjedhin kohën tonë apo po e pasurojnë atë, duke e ditur se sa shumë jemi të varur nga rrjetet sociale?

Duke parë se sa shumë po i jepet rëndësi rrjeteve sociale kohëve të fundit, sot  njerëzit më shumë po  preferojnë komunikim verbal se sa komunikimin sy me sy.

Ne ditët e sotme zhvillimi i teknologjisë në jetën e përditshme ka ofruar shumë njerëzit anë e kënd globit,  sidomos përdorimi i rrjeteve sociale( facebook, instagram, twitter, …) përmes tyre ne arrijmë të diskutojmë për tema të pafundme, të bashkëpunojmë, të argëtohemi, të krijojmë, të zhvillojmë karrierë e një sërë  aktivitete të tjera, duke e bërë kështu komunikimin dhe jetën tonë me të lehtë, por që nga ana tjetër efektet anësore-negative po na marrinë gjënë më të shtrenjtë-kohën tonë, informacionet e pakontrolluara, ekspozimi i pafund i fotografive, shkarkimi i videove, keqpërdorimi i tepërt i tyre ka shkaktuar një gjendje të rëndë morale, psikologjike, sociale, fizike e shumë të tjera.

Përdorimi i rrjeteve sociale mund dhe është një ndër burimet kryesore të konfliktutalitetit kryesor kryesisht tek të rinjtë.  Si duket rrjetet sociale po na zgjerojnë një konfliktualitet social në shoqërinë tonë, ku një pjesë e tyre fillojnë si konflikte virtuale, keqkuptime, ndërhyrje në jetën personale të njëri-tjetrit, degjenerojnë në konflikte fizike duke ardhur deri tek dhuna verbale apo fizik.

Megjithatë shfrytëzimi i tepërt i rrjeteve sociale tek të rinjtë po krijon një botëkuptim individual duke qenë të distancuar nga çdo marrëdhënie me botën e jashtme.

Një brez i cili po krijon kulturën e vetmisë. Një gjë shumë e dëmshme dhe  e rrezikshme për të ardhmen.

Varshmëria nga rrjetet sociale çdo herë e më shumë po rritet kjo gjë e ka prekur botën. Ajo po shfaqet tek të gjitha moshat, ashtu si tek personat e thjeshtë e deri edhe tek ata te famshmit.

Përpos te mirave që e shfrytëzojnë si promovimi i tyre apo servimi  në mbarë boten, nuk mund të mos i shohim edhe anët e errëta të tyre si: devijimi i të rinjve të ndikuar nga ky rrjet, sharjet, acarimet pandërprerë ndërmjet tyre, gjërat personale( intime),që përçojnë një mesazh negativ në shoqërinë tonë.

Por ajo që po shkakton edhe ndarjet në mes të çifteve janë edhe rrjetet  sociale. Varësia që njerëzit kanë krijuar ndaj këtyre rrjeteve sociale  ka bërë që njerëzit të  kalojnë shumë pak kohë me partnerët e tyre, humbja e komunikimit, mbajtja e lidhjeve të fshehura,  mosmarrëveshjet e shumta që bien deri tek mos pajtueshmëria e tyre apo edhe tek momentet më dramatike.

Mirëpo target-grupi më i vështirë janë adoleshentët sepse ata jo vetëm që kanë krizën e identitetit por mundohen të marrin edhe përforcimet nga jashtë. Komunikimi pa limit dhe pa orar  krijon stres, depresion, kualitet të dobët të gjumit, pengesa në orët e mësimit .

Fëmijët kanë nevojë për gjërat e tyre parësore siç është leximi, kinema, lodra plastike e jo lojëra kompjuterike të cilat përpos që kanë efekt negative tek fiziku i fëmijëve, ato ndikojnë negativisht edhe në psikologjinë e tyre.

Gjithnjë e më shumë  po vështirësohet  edhe rritja e fëmijëve, vështirësi këto që janë të lidhura me emancipimin e shoqërisë e që ecin paralelisht me zhvillimet e vrullshme të teknologjisë.

Fëmijët domosdo për nga natyra janë ata që kanë kuriozitet për të mësuar apo lundruar në kuriozitetin e pafund, e në të shumtën e rasteve edhe gjërat e gabueshme për kapacitetin e tyre mendore.

Marrja e pakontrolluar e informacioneve përbën një rrezik potencial në rritjen e pashëndetshme nga ana e zhvillimit mendore. Qëndrimi i gjatë në rrjete sociale bënë që të mos jenë produktive në shoqëri, në marrëdhëniet sociale.

Fëmijët e sotëm nuk janë fëmijët e dy dekadave më parë as që mund të pretendojmë një gjë të tillë. Ata dita e ditës po kthehen në skllevër të rrjeteve sociale.

Mungesa e monitorimit nga prindërit për tu dhënë fëmijëve atë që duhet mbetet problematike.

Familja dhe shkolla dy shtylla në parandalimin e internetit dhe rrjeteve sociale. Këto dy institucione kanë përgjegjësinë e formimit të një kulture më adekuate, të një kulture të fëmijëve me teknologji.

Çdo fëmijë duhet të ketë kulturën e vet se çfarë të shikoj, këtë kulture ia jep prindi i tyre përmes komunikimit. Komunikimi është çelësi  që hap dhe ndriçon mendjen e fëmijëve për të dalluar dhe ndarë të mirën nga e keqja .

Ne nuk duhet të lëmë teknologjinë që të na  komandojë, një gjë e cila nuk ka shpirt, një gjë e cila është blerë për shërbimin tënd, përndryshe shume vite do humbin pa veprimtari vetjake. Të mos e lejojmë që jeta jonë  private të bëhet  rutinë e çdokujt . Çdo individ duhet të mbajë disa gjëra vetëm për vetën… apo ndonjëherë ato t`i ndajë vetëm me mikun e vërtetë .

Ti kushtojmë më shumë kohë vetës dhe njerëzve që na rrethojnë sepse çdo gjë që ka të bëjë me teknologjinë është thjeshtë virtual. Duhet ta kuptojmë që jeta virtual ka shumë dallim nga ajo realja. Rrjetet sociale po ndikojnë edhe në perceptimin tonë për botën, po na krijojnë këndvështrime të gabuara, e krejt kjo si pasojë e asaj që postohet në jetën virtual, sepse aty njeriu zakonisht zgjedh ti ndajë me të tjerët vetëm gjërat e mira. Realja është më ndryshe , është më e vërtetë dhe më private. Të mos lejojmë që të bëhemi rob të jetës virtual e ta harrojmë realen sepse realja është ajo çka ka vërtetë rëndësi.

Loading...