Valtteri Bottas, që në janar të këtij viti debutoi me Mercedes, ku zuri vendin e Nico Rosberg, deklaron se di se si ta mposhtë shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton, që këtë vit fitoi titullin e 4-t kampion në Formula 1. Gjatë këtij sezoni, piloti finlandez fitoi 3 gara dhe në 4 raste e nisi atë nga “pole position”, duke u klasifikuar i treti, 58 pikë pas Hamilton. Por ndryshe nga Hamilton dhe Vettel, finlandezi nuk ishte asnjëherë në garë për titullin kampion dhe diferenca me dy rivalët është pikërisht vijueshmëria përgjatë gjithë sezonit. “Do të punoj më fort gjatë këtij dimri, për të qenë më në formë kur të nisë sezoni i ri”, tha Bottas

Vitin tjetër, objektivi është të fitoj më shumë gara. me sistemin e pikëve që kemi, e rëndësishme të fitosh sa më shumë gara nëse dëshiron të shpallesh kampion. Ky është sekreti. Kam nevojë të kem qëndrueshmëri përgjatë gjithë sezonit, kjo është gjëja kryesore për të qenë gjithnjë në majë”, tha Bottas, që duke analizuar 2017-ën, shton: “Ka patur gara ku jam paraqitur mirë, në disa të tjera jo dhe aq. Kjo është arsyeja që Lewis më mposhti këtë sezon, pasi ai ka qenë gjithnjë në majë, në çdo garë. Kjo është ajo që unë synoj vitin tjetër, të jem pretendent në çdo sfidë. Mendoj se kam shumë mundësi të fitoj titullin kampion”.

Loading...