Manchester United ka marrë një fitore të madhe në udhëtim 1-2 tek Bournemouth.

Skuadra e Jose Mourinhos e pa vetën fillimisht në disavantazh pas 11 minutave lojë kur Wilson shënoi për vendasit.

Por fillimisht barazoi Martial, ndërsa golin e fitores për Djajtë e Kuq e realizoi Marcus Rashford në minutën e fundit të ndeshjes.

(Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Ishte sulmuesi Anthony Martial që morri vlerësimin më të madh nga Whoscored, ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Alexis Sanchez, Paul Pogba, Marcus Rashford e David De Gea.

Tek vendasit më i dalluari ishte mbrojtësi Nathan Ake dhe sulmuesi Wilson.

Ndërsa nota më e dobët në takim shkoi për reprezentuesin boshnjak Asmir Begovic. /Telegrafi/

Loading...