Bozhinovski do të vendoset në qeli bashkë me një “cigan” homoseksual? (Video)

Nëse shefi i kabinetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, ende ka pozicione të forta si më herët, atëherë gazetari maqedonas i ekstraduar nga Serbia, Zoran Bozhinovski do të futet në qeli burgu bashkë me një homoseksual të nacionalitetit rom.

Bozhinovski u ekstradua nga Serbia në Maqedoni dhe me këtë rast portali Libertas ka ribotuar një “bombë” të opozitës, ku është biseda e ish ministres Gordana Jankullovska dhe Protugjerit, në kohën kur Bozhinovski u arrestua para 2 viteve ën Serbi, por u lirua pa u ekstraduar në Maqedoni. Në këtë bisedë Protugjer shpreh mllefin e tij ndaj Bozhinovskit, duke kërkuar mes tjerash nga Jankullovska që nëse e ekstradon policia, ai të vendoset në një qeli me ndonjë “cigan që ka afinitetet homoseksuale”.
Në vazhdim, Lajm ju sjell transkriptin e plotë të kësaj bisede, si dhe incizimin e publikuar nga LSDM.


G.J.: Po!
M.P.: Gorde?
G.J.: Më thuaj.
M.P.: Shiko, tani po e lexoj atë Zoran Bozhinovskin. A mundet që kur të vijë, edhe pse nuke njoh, a nevojitet pëlqim i tij për ta vizituar?
G.J.: Po nëse nuk je familjar i tij. Ha ha ha.
M.P.: Nuk jam familjar.
G.J.: Që shpresoj se nuk je.
M.P.: Nuk e kam familje, por dëshiroj ta vizitoj atje. Dhe gjatë asaj periudhe pak të jetë e shkyçur kamera.
G.J.: Çka të ka bë tani?
M.P.: Jo, mua asgjë. Mirëpo më kaploi nervoza se çfarë budallallëqe shkruan, leleleee.
G.J.: A bre ai çfarë budallai është, jo normal. Unë….
M.P.: Marrëzira, shpifje, nuk e di unë kështu…
G.J.: Ah bre unë mendoj se njeriu është i sëmurë.
M.P.: E pra pikërisht pasi është i sëmurë duhet që…
G.J.: Po mendoj, e din, mendjesëmurë, ashtu seriozisht.
M.P.: Jo edhe patjetër, patjetër të jetë në një qeli me ndonjë cigan që ka afinitete homoseksuale. Patjetër, mendoj atë gjë të mos e diskutojmë fare.
G.J.: Ah bre, lopë e rëndë është ai.
M.P.: Po, po, po.
G.J.: Dhe madje bëhet i rëndësishëm. Mendon se kjo që flasim ne është tallje.
M.P.: Më trego deri ka ëhstë procedura?
G.J.: A be ne kemi shpallë fletarrest ndërkombëtar, dhe serbët duhet ta arrestojnë. Desha nesër t’i paraqiteme dhe Daçiqit, e di, që pka ta…
M.P.: Kurse ai lavdërohet me Daçiqin, miq…
G.J.: Ai lavdërohet dhe e di që njohen, por nuk ka lidhje, çështja imë është që institucionalisht të kërkoj, e ke parasysh?

 

Loading...