Ylli i filmave u paraqit ndryshe në tri ballina të revistës.

Pas një viti të vështirë aktori Brad Pitt është rikthyer në ballinën e revistave të njohura.

53-vjeçari së fundmi është shfaqur në ballinën e revistës së famshme “GQ”, për herë të parë që prej ndarjes nga aktorja Angelina Jolie në gushtin e vitit të kaluar.

Ylli i filmave u paraqit ndryshe në tri ballina të revistës. Për këto foto aktori së bashku me fotografin e revistës kanë udhëtuar në “White Sands National Monument”, “Carlsbad Caverns National Park” dhe “Everglades National Park”, transmeton Koha.net

Aktori pastaj ka pasur një intervistë personale, të cilën “GQ” e ka quajtur si bisedë reflektive për “dashurinë, humbjen, atësinë dhe se si të ecni përpara pas shumë problemeve”./KultPlus.com

20170503100220543 20170503100209575 20170503100157904

Loading...