SPB e Tetovës ka informuar se për një ditë ka regjistruar më shumë raste të “plumbave qorr” në rrethinën e Tetovës. Raste të tilla po regjistrohen edhe në rrethinën e Gostivarit e që su[ozohet se vijën nga dasma dhe ahengje ku festohet me armë. Vetëm të dielën janë resgjistruar katër raste, kukanë pësuar veturat, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, shkruan Gazeta Lajm. Rasti i parë është regjistruar në ora 13 e 30 minuta në fshatin Zhelinë në oborrin e shtëpisë së personit M.A. (41), ku një ‘plumb qorr” ka dëmtuar dritaren e pasme të veturës “Mercedes” me targa të Belgjikës.
Rasti i dytë ëhstë regjistruar në rrugën “Braqa Milladinovi” në Tetovë, ku rreth orës 13 e 45 minuta nga ç’’plumbi qorr’ është dëmtuar pjesa e sipërme e nj veture “BMË” me targa zvicerane, pronë e personit F.A. (44) nga Tetova.
Në ora 16 e 30 minuta rast i njëjtë është paraqitur edhe në Tetovë në rrugën “Ilindenska” ku nga ‘plumbi qorr’ është dëmtuar një veturë “Renault Megane” me targa të Tetovës, pronë e R.A. (21).
Poashtu të dielën, në ora 16 e 50 minuta ‘plumbi qorr’ ka dëmtuar pjesën e përparme të veturës “Opel Astra” në oborrin e personit S.N. (41) nga Çegrani.
Autoritetet thonë s epo ndërmarrin masa për ndriçimin e këtyre rasteve dhe apelojnë që të mos festohet me krisma armësh.

Loading...