“BREXIT” nuk do të ndikojë në “Game of Thrones”

Prodhimi më i suksesshëm i televizionit amerikan, HBO – “Game of Thrones” që pjesërisht filmohet në Irlanden Veriore, nuk do të ketë pengesa në realizim si pasojë e referendimit britanik për të dal nga Bashkimi Evropian.

Njoftimi është bërë nga rrjeti televiziv amerikan i cili e prodhin serialin në fjalë, pas spekulimeve se “Game of Thrones” do të humbasë fondet e BE-së.

Mediat amerikane dhe ato britanike kanë spekuluar se ky serial do të mund të humbas fondet që i merr nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal, një fond ky që ka për qëllim rritjen ekonomike të vendeve anëtare të BE-së.

Britanikët kanë votuar të enjten për tu larguar nga BE, nëj vendim që ekonomistët dhe liderët politikë thonë se hedh dyshime mbi rritjet ekonomike, jo vetëm në Britani.

Loading...