Brigada 137 e UÇK-së ngushëllon familjen Kurti për birin e tyre Artin

Me rastin e vdekjes së Këshilltarit të Kuvendit Komunal të Gjakovës dhe Aktorit Art M. Kurti, Brigada 137 Gjakova e UÇK-së , u shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij të shumtë. Në këto çaste të rënda për familjen Kurti , familje kontribuese në veprimtarin për lirinë e Kosovës, ne bashkëndjejmë këtë dhembje dhe me pikëllimin do ta kujtojmë Artin si person i buzëqeshur.
Emri, jeta dhe vepra artistike e Art M.Kurti , do të mbahen në mend per rolet dhe kreacionet artistike. Në këto çaste të rënda dhembjeje për ne të gjithë, ne lutemi që shpirti i tij të pushojë përjetësisht në paqe!

Brigada 137 Gjakova e UÇK-së
Gjakovë 24.04.2018

Loading...