Britania dhuron 80 mijë për viktimat e torturës

Britania

Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay është në vizitë në Kosovë për të diskutuar për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt (PDhSK) dhe prioritetet e tjera, përfshirë Gjykatën Speciale për Krime të Luftës dhe agjendën e reformave në Kosovë.

Siç bën të ditur ambasada britaanike në Prishtinë, gjatë kësaj vizite Anelay do të shpallë mbështetjen e re të MB-së prej 80.000£ për Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe partnerët e tyre.

Këto fonde do të mbështesin punën e çmuar të cilën Qendra po e bën në ndihmën e të mbijetuarve të dhunës seksuale në konflikt përmes programeve të rehabilitimit dhe fuqizimit ekonomik.

Ministrja gjithashtu do të premtojë mbështetjen e MB-së në trajnimet në Kosovë për Protokollin ndërkombëtar për dokumentimin dhe hetimin e dhunës seksuale në konflikt.

“Jam e gëzuar që po e bëj vizitën e parë në Kosovë dhe se po mësoj më shumë lidhur me punën e Presidentes dhe partnerëve të saj, përfshi edhe të MB-së, në luftimin e krimeve të dhunës seksuale në konflikt dhe mbështetjen për të mbijetuarit”, ka thënë ajo, bën të ditur ambasada britanike në Kosovë, transmeton Klan Kosova..

Loading...