Britania e Madhe në mënyrë shtesë do të punësojë 1.900 agjentë në shërbimet e sigurisë dhe të zbulimit, me qëllim që të kundërshtojë në rrezikun nga sulmet terroriste pas ngjarjeve të përgjakshme në Paris.

Lëvizja e tillë është rritja më e madhe e angazhimeve në shërbimin britanik të sigurisë nga sulmet me bombë në Londër në vitin 2005, kur u vranë dhjetëra njerëz. Masat sot zyrtarisht do t’i shpall kryeministri britanik Dejvid Kameron.

“Jam i vendosur të angazhoj resurse të cilat i kemi të nevojshme në luftën kundër kërcënimeve terroriste, sepse mbrojtja e popullit britanik është obligimi im më i madh si kryeministër”, theksoi Kameron.

Përveç rritjes së numrit të agjentëve në shërbimet britanike të sigurisë, në aeroportet në mbarë botën do të angazhohet një numër shtesë i oficerëve të sigurisë në aviacion, si përgjigje e rrëzimit të aeroplanit rus në Egjipt gjatë muajit të kaluar, sepse Qeveria britanike dyshon se në fluturake është vendosur bombë.

Loading...