Gjiganti televiziv britanik “Sky” ka marrë së fundmi një vendim për shkurtimin në mënyrë drastike të reklamave të lojërave të fatit ku përfshihen bastet, bingot, pokeri online, etj.
Ky vendim i marrë mes shqetësimit gjithnjë në rritje të varësisë ndaj basteve sportive dhe lojërave të fatit, pritet të zbatohet me nisjen e sezonit të ardhshëm (2019) të Premier League.

Gjatë pushimit të ndeshjeve, aktualisht shfaqen deri në katër reklama kompanish bastesh.

Kufizimi i reklamave të lojërave të fatit nuk do të aplikohet vetëm nga “Sky”, por edhe nga kanalet e tjera që do të blejnë të drejtat e transmetimit të sinjalit të eventeve sportive të prodhuara nga “Sky”.

Bastet sportive në Britani llogariten rreth 200 milionë paund në vit nga reklamat televizive dhe nga këto “Sky” kontrollon thuajse gjysmën e tregut. Por, kufizimi i vet-imponuar i gjigantit televiziv britanik pritet t’i kushtojë këtij të fundit me dhjetëra miliona paund në vit.

“Sky” do t’u japë mundësi shikuesve të saj që nga viti 2020, të përjashtojnë manualisht reklamat e lojërave të fatit nga kjo platformë.

Loading...