Skuadra e FC Shkupi me trajner të ri, Umut Karan e pret përballjen me Rabotnickin në Çair.

Mesfushori kosovar e çairasve, Rron Broja, pret ndeshje të vështirë, por shpreson se është koha e fundit t’ju kthehen fitoreve.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, mirëpo jemi të motivuar maksimalisht që të arrijmë fitore dhe të largohemi nga kjo krizë e cila besoj se është më shumë psikike. Kemi punuar mjaft gjatë kësaj periudhe, jemi munduar që të analizojmë edhe lojën e kundërshtarit, duke e ditur se bëhet fjalë për një skuadër mjaft të papërshtatshme, por që edhe ata janë në krizë. Mendoj se është koha për rikthim te fitorja sa më shpejt, besoj se do të arrijmë të marrim veten dhe t’i lëmë pas vete rezultatet e dobëta”, tha Broja.

Ekipi është i kompletuar, përveç tani më të lënduarit Besart Krivanjeva.

Të gjitha ndeshjet e javës së 9-të do të luhen të shtunën me fillim prej orës 15:00.

Ndeshjet, java e 9-të
(e shtunë, ora 15:00)
Shkëndija-Renova
Vardar-A.Pandev
Ma. GJP-Pobeda
Bellasica-Sileks
Shkupi-Rabotnicki
Tabela:
1.Vardar                      20
2.A.Pandev                  16
3.Shkëndija                 15
4.Pobeda                     11
5.Renova                     10
6.Rabotnicki                10
7.Bellasica                   09
8.Makedonija GJP      07
9.Sileks                       06
10.Shkupi                    05

 

 

Loading...