Buçkovski në Uashington kurse Fërçkoski në NATO, zbulohen kandidaturat e reja për ambasador

Vazhdojnë si duket bisedimet qeveri-presidencë në lidhje me kandidimin dhe emërimin e ambasadorëve, bllokadë kjo e cila me vite ka qenë prezente në vend, shkruan Zhurnal.mk

Edhe përkundër kalimit të një grupi prej tetë ambasadorëve nga ana e qeverisë dhe dekretimit nga ana e presidentit, vetëm dy prej tyre kanë nisur detyrën derisa një pjesë po presin ende të kalojnë procedurat parlamentare që më pas të fillojnë detyrën jashtë vendit në vendin ku edhe janë akredituar.

Ndonëse Maqedonia ka një numër të madh të selive diplomatike pa drejtues, një grup tjetër i ambasadorëve është duke u bërë gati nga ana e MPJ-së për të kaluar në qeveri e më pas edhe në presidencë mirëpo fillimisht janë duke u zhvilluar bisedimet me presidentin nëse ai do të pranojë dhe dekretojë këto ambasador.

Burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal theksojnë se kusht i vetëm i presidentit Ivanov për dekretimin e ambasadorëve është që ato të jenë diplomat të karierës nga brenda Ministrisë së punëve të jashtme, gjë që si duket partitë e pushtetit nuk kanë mundësi të ‘gëlltisin’ propozimin e tij e që vazhdojnë të shtyjnë përpara këtë problematikë kokë në vete.

Kështu, të njejtat burime për Agjencinë e lajmeve Zhurnal tregojnë se tashmë në presidencë janë dërguar edhe emrat e kandidatëve për ambasador në Uashington dhe në NATO (me seli në Bruksel), mirëpo të njejtët kandidatë presidenti Ivanov thuhet se i ka refuzuar me të parën.

Ish kryeministri Vlado Buçkovski dhe ish ministri i brendëshëm Lubomir Fërçkoski janë dy kandidaturat e propozuara nga qeveria për ambasador në Uashington dhe në NATO e që presidenti Ivanov i ka refuzuar për të vazhduar bisedimet më tej për kandidaturat tjera.

Loading...