Buja tregon se si shkuan me armë në Rambuje dhe si Rugova e kishte marrë vesh këtë

Ramë Buja ka thënë se si pjëstar të UÇK-së dhe delegacionit të Rambujes kishin kërkuar që atje të udhëtonin me uniforma, njofton Klan Kosova.

Ai në Klan Kosova ka rrëfyer pjesë të konferencës së mbajtur tash 18 vjet, ku ka shtuar se kjo kërkesë iu kishte refuzuar.

“Pastaj për shkaqe të sigurisë kërkuam që atje të shkojmë me armë dhe na u tha “PO”.

“Armët iu thamë se duam t’i kemi me vete se nuk duam që të na marrin të gjallë. Armët i kishim edhe në Ramubje edhe në pjesën e dytë në Paris”.

“Ne kemi hyrë në Aeroportin e Prishtinës pa pasaporta me armë në brez dhe aty kam thënë se “këtu po fillon liria”, ka shtuar ai.

“Kemi udhëtuar me dy aeroplan të vegjël”.

Ai tregoi se pas një shakaje në aeroplan Rugova dhe të tjerët morrën vesh se ishin të armatosur, kur u bë një krahasim se Isa Boletini ka dorëzuar një revole të porta kurse tjetrën e ka pasur në brez”, theksoi Buja.

Loading...