Zëdhënësi i BDI-së, njëherit zëvendës kryeministër si duket e ka vendosur të bëhet kryetar i kësaj partie. Ai i ka dhënë një ‘shuplakë’ të fuqishme kryetarit aktual të partisë, Ali Ahmeti edhe atë në zemër të Çairit.

Në tubimin e kësaj partie për referendumin, Osmani e ka kujtuar Ahmetin se para 20 viteve ka premtuar dhe ende nuk ka realizuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Edhe pse tingëllon si porosi lavdëruese, nënteksti i fjalimit të Bujar Osmanit është shumë i qartë, sepse evtëm politikanët e dështuar nuk mund të realizojnë një premtim që kanë dhënë para 20 viteve.
Nënteksti është edhe më i keq, sepse Osmani si duket deshi të ja kujtojë Ahmetit dhe vetvetes, se gjatë këtyre 20 viteve BDI 10 vite ka punuar për “eurointegrimet” bashkë me Nikolal Gruevskin, Sasho Mijallkovin e Gordana Jankullovskën.
Ky fjalim tregon se BDI e ka humbur busullën dhe nuk është më BDI-ja e mëhershme. Tani mundohen ta lavdërojnë njëri tjetrin, por e “varrosin” edhe më tepër. Mundohen të lavdërohen se kanë arritur diçka, por realiteti tregon se ende nuk e kanë hapur as kufirin Llojan-Miratoc. Të gjitha këto janë sinjale se këtij subjekti po i vjen fundi dhe pas shumë viteve diktaturë, shqiptarët e Maqedonisë do ta shijojnë lirinë dhe sistemin pluralist. Sipas meje, ky është sinjal se BDI-në më nuk e shpëton as ndihma e VMRO-së, as e LSDM-së, e as nëse bëhen krejt partitë maqedone e serbe bashkë.

P.s. Gazeta Lajm, ju lutem nëse mundeni bashkë me komentin tim ta postoni edhe këtë video që e ka nxjerrë vetë Bujar Osmani në facebook.

Loading...