Maqedoni
11/12/2015 17:28:02

Bujar Osmani nuk tregoi projektet e cilit komb mbajnë vulën e BDI-së (Video)

222 osmani

Ngecjet dhe mos zbatimi i pikave të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit janë si pasojë e mungesës së vullnetit politik te pala maqedonase. Kështu deklaroi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt…” i cili shtoi se mos zbatimi i gjuhës shqipe si zyrtare në Maqedoni gjithashtu buron nga interpretimi i ndryshëm që i bën Kushtetutës pala maqedonase.

“Është e vërtetë që prej ditës së parë ne kemi diskrepancë ndërmjet fuqisë politike dhe normative të amendamenteve dhe vullnetit politik kryesisht të palës maqedonase, dhe kjo e ka vështirësuar rrugën e implementimit, por në përgjithësi Marrëveshja e Ohrit ka ndryshuar Maqedoninë”, u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së. Ai tha se të gjitha projektet kombëtare e kanë vulën e BDI-së, por nuk tregoi se për cilin komb janë realizuar ato “projekte kombëtare”.

Megjithatë sipas kryetarit të RDK-së Vesel Memedi, pas 14 vitesh në pushtet BDI duhej të impononte vullnetin te pala maqedonase që të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

“Nuk është e logjikshme që edhe pas 14 vitesh sërish të përdorni argumentin e vullnetit politik nga pala tjetër. Populli shqiptar nuk ua pranon këtë argument..ata iu kanë zgjedh juve, argumentin e vullnetit politik të mos e përdorni si kartë për shkak se tentoni sërish të manipuloni popullatën”, deklaroi Vesel Memedi, RDK.

Edhe përfaqësuesi i Unitetit Zulfi Adili fajin për mos zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ia faturoi BDI-së.

“Të gjithë e dinë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe Piter Fejth dhe të gjithë njohësit e çështjeve shqiptare… Shumë të qarta ishin qëndrimet edhe të përfaqësuesve që ligjëruan dhe mbajtën fjalime në Kongres, dhe si i thanë udhëheqësisë së BDI-së? Çfarë bën BDI në qeveri.. Strukturat dhe funksionarët e BDI-së kanë kaluar mbi Kushtetutën mbi ligjin dhe ata sot nuk respektojnë as kushtetutën as ligjin dhe në një far forme janë futur në hipoteka”, tha Zulfi Adili, Uniteti.

Pjesëmarrësit në debat u përplasën edhe rreth Analizës së Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa partia në pushtet analizën e shikon si një obligim që ka parashtruar faktori ndërkombëtar, opozita vlerëson se me këtë dokument BDI pranon dështimin në zbatimin e pikave kyçe të Marrëveshjes.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wrw8o1gEdTg&w=675&h=388]

 

To Top