Aktuale

Bujar Osmani: Pa Maqedoninë nuk është i mundur procesi kredibil i zgjerimit të BE-së (FOTO)

osmani-mogerini-750x430

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës në Bruksel, patë takim me karakter pune me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë për Politik të Jashtme dhe të Siguris, Federika Mogerini, me ç’rast u diskutuan temat për zgjerimin e  BE-së, sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit, si dhe sfidat e përgjithshme me të cilat ballafaqohet Kontinenti.

Në takim, Osmani vuri në dukje realizimin me sukses të Planit 3-6- 9,  nga i cili pret që në tërërsi t’i manifestojë kërkesat e BE-së për reformat në Maqedoni të cilat duhet të bëhen brenda një afati të caktuar. Osmani foli për angazhimin e Qeverisë që me guxim t’i përkushtohet mbylljes së të gjitha çështjeve të hapura politike, përfshirë dhe kontestin me Greqinë për përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Në këtë kontekst, Osmani tha se Qeveria, por edhe qytetarët e Maqedonisë presin hapa konkretë nga ana e BE-së të planin e vizibilitetit të perspektivës evropiane të Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Osmani përmendi dhe qëndrimin e Kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i cili në fjalimin e tij tij vjetor para BE-së potencoi se për një BE të sigurtë, është e nevojshme që të jetë kredibël procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo, konsideron Osmani, nuk do të jetë e mundur nëse Komisioni, në fillim të vitit të ardhshëm, nuk e fut edhe Maqedoninë në strategjinë e vet të Zgjerimit deri në vitin 2025, por edhe me hapat e tjerë konkrete që do të ishin bazë për forcimin e mëtutjeshëm të optimizmit evropian në vend dhe rajon: ”Nuk është e mundur të ketë kredibilitet të procesit të zgjerimit pa Maqedoninë si pjesë e Strategjisë së Komisionit Evropian për Zgjerim,’- thekoi Osmani. Ai shtoi se janë të krijuara kushte përkatëse që viti 2018 të jetë vit historik  për  ambicjet euroatlantike të Maqedonisë, për kur pret të arrihet përparim që do të mbyllë çështjen për në BE dhe NATO, në Maqedoni.  Kjo, potencoi Osmani,është më e rëndësishme për BE-në që të përballet më lehtë me sfidat e reja dhe edhe më e rëndfësishme – për stabilitetin e rajonit, ndërsa më kryesore për Republikën e  Maqedonisë e cila nuk guxon të leshojë këtë rast të momentumit të optimizmit evropian.

Në kuadër të vizitës, Osmani dhe Dimitrov kishin një mëngjes pune me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku referuan për përparimin e plotësimit të detyrimeve që dalin nga proceset eurointegruese. Ata u takuan edhe me Komisionerin e Zgjerimit, Johanes Han. Në agjendën e Osmanit ka dhe një fjalim para Institutit të pavarur të  Qendrës Evropiane për politikë ( ERS) në temën ”Plani3-6-9: Avancimi i mëtejshëm i procesit të integrimit të Maqedonisë në BE” , ndërsa në margjinat e vizitës në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, pranë  Drejtorisë së Përgjithshme  për Fqinjësi dhe Zgjerim, Genoveva Ruiz Kalavera.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top