Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të jetë shef shtabi i Çairit për Referendumin. Lideri i BDI-së, Ahmeti dhe kryeministri Zaev ia kanë besuar Osmanit që të jetë shef shtabi pas suksesit të tij në postin e ministrit ku Maqedonia mori rrugën për në NATO dhe BE, shkruan TS.

Osmani sot e ka nisur në Çair edhe fushatën e BDI-së,” Zëri yt” duke dëgjuar hallet e qytetarëve ku pas takimit u shpreh se shqiptarët s’kanë nevojë të bindën sepse ata e kanë pritur shumë vite këtë moment.

“Shqiptarët mezi e presin 30 shtatorin që njëherë e përgjithmonë të shkurtojnë çdo mundësi të ndikimit rus në të ardhmen këtu ndaj nesh. Ne e dimë se NATO garanton stabilitet, paqe, prosperitet ekonomik, rroga më të larta, garanton që fëmijët tanë të rrinë këtu. BE-ja mundëson që gjithë progresi ekonomik dhe gjithë atë sistem vlerash të cilët, ku po jetojnë vendet e BE-së. Kjo nuk do të jetë fushat për ti bindur shqiptaret, por shqiptarët mezi e presin 30 shtatorin, të japin kontributin për të ardhmen e fëmive të tyre”, tha Bujar Osmani,

Ndryshe referendumi do të mbahet me 30 shtator të ktij viti. /TS/

Loading...