Bukoshi në vitin 1995 deshi të fillojë luftë në Maqedoni? (Dokument)

BukoshiNë një dokument të Departamentit të Shtetit, në shkurt 1995, nënvizohet se një luftë në Kosovë mund të shtrihet në Shqipëri dhe Maqedoni.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre për lëvizjet e Bujar Bukoshit, kryeministrit të shpallur të LDK-së, dhe mundësisë së ndezjes së një lufte me përmasa të mëdha gjakderdhjeje në Kosovë.

Në një dokument të Departamentit të Shtetit, në shkurt 1995, nënvizohet se një luftë në Kosovë mund të shtrihet në Shqipëri dhe Maqedoni.

Materiali që boton sot “Shekulli” është një informacion i klasifikuar që sekretari amerikan i Shtetit, Uorren Kristofer i dërgon ambasadorit të tij në Tiranë, duke i kërkuar të takojë presidentin Berisha dhe të trajtojë me të shqetësimet për zhvillimet në Ballkan.

Qeveria amerikane shprehet qartë kundër pavarësisë së Kosovës, ndërsa thekson si zgjidhje kthimin e autonomisë.

Gjithashtu, Berishës i kërkohet të tërheqë edhe një rezolutë të përbashkët me Turqinë dhe shtetet e Konferencës Islamike, lidhur me zhvillimet në Kosovë.
Bukoshi1

Loading...