Bullgari arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetares Marinova

Policia bullgare ka ndaluar të dyshuarin në lidhje me vrasjen e gazetares së televizionit, Viktoria Marinova, rast i cili ka tërhequr vëmendje dhe dënim ndërkombëtar.

Radioja kombëtare në Bullgari, duke cituar informacione të pakonfirmuara nga ministria e Brendshme, ka raportuar se i dyshuari është një “qytetar rumun me pasaportë nga Moldavia”. Një zëdhënës i ministrisë nuk ka pranuar të komentojë këto raportime. Trupi i gazetares Marinova është gjetur në një park afër lumit Danub në qytetin Ruse. Policia ka thënë se Marinova, 30 vjeçare është rrahur brutalisht dhe është dhunuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar për jetën e saj personale ashtu edhe për atë profesionale.

Loading...