Të 186 deputetët e Kuvendit Popullor të Bullgarisë votuan në mënyrë unanime për ratifikimin e Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë me Maqedoninë.

“Nuk ka përse interesat e Bullgarisë, të jenë të ndryshme nga ato që të kemi Maqedoni stabile dhe demokratike. Dua të qetësoj edhe ata që kanë dilema reth tekstit të marrëveshjes, e që përputhen me vërejtjet e opozitës në Maqedoni, që deri kohët e fundit kishte një fushatë anti bullgare. Përmbushja e pikave të Marrëveshjes, ka rjedhur edhe para ratifikimit të saj” – tha ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Por për socialistët në opozitë, edhe përkundër votës por, nuk ka vend për triumfalizëm edhe pse është kënaqësi që pas dhjetë vjetësh përpjekjeje që u inicuan ga Sofja, më në fund marrëveshja u ratifikua.

“Varet nga ne se si do ta lexojmë këtë marrëvehsje, nëse në të do të shohim mundësi në mardhëniet tapo ardhmërinë tonë, ose do shohim humnerën në të cilën ky parlament është drejtuar. Personalisht mendoj se mënyra më e mirë për ta parë marrëveshjen, është ajo e mundësive, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm gatë përmbushjes së disa pikave të saj” – tha Kristian Vigenin, nga Partia Socialiste e Bullgarisë.

“Marrëveshja për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” mes dy vendeve, që u nëshkrua më 1 gusht të vitit të kaluar nga kryeministrat Zaev dhe Borisov, u ratifikua nga parlamenti i Maqedonisë, më 15 janar të këtij viti, por pa votat e opozitës, madje edhe me një votë të përmbajtur nga një deputet i suhmicës parlamentare.

VMRO këmbëngul se me këtë marrëveshje, qeveria e Maqedonisë, i jep mundësi Bullgarisë, të bllokojë në çdo kohë vendin, në cilëndo pjesë të bisedimeve me BE-në. Por LSDM thotë se marrëveshja është në pajtim me interest shtetërore dhe përmirëson komunikimin mes dy vendeve.

Ratifikimin e marrëveshjes e përshëndetën edhe eurokomisari për Zgjerimin e Fqinjësisë së Mirë, Johanes Han si dhe eurodeputeti Eduard Kukan.

Loading...