Bullgaria, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia merren vesh për thellim të bashkëpunimit

Në Selanik dje u mblodhën ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë, të cilët diskutuan mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit mes vendeve të tyre në të gjitha drejtimet si në politikë, ekonomi, kulturë, edukim dhe shoqërinë civile, deklaroi në një konferencë për shtyp, ministrja bullgare Ekaterina Zaharieva.

Ky ishte takimi i tretë i këtij formati, ku morrën pjesë edhe delagacione nga ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Transportit.

“Ne, vendet e Ballkanit, kemi kuptuar rëndësinë e integrimit, veçanërisht me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo lidhet gjithashtu me perspektivën europiane të këtyre vendeve”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

“Përveç përfundimeve politike, ne propozuam një seri masash praktike të cilat duam që të përfshihen në Deklaratën e Sofjes pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në maj, që lidhen me ndërlidhjen, sigurinë, ekonominë, shtetin e së drejtës”, theksoi kryediplomatja bullgare.

Çështjet dypalëshe dhe hapat e ardhshëm të Shqipërisë pasi Komisioni Europian rekomandoi që Këshilli të miratojë fillimin e bisedimeve për aderim ishin në krye të axhendës në takimin e zhvilluar mes Ditmir Bushati dhe Ekaterina Zaharieva.

Bushati foli gjithashtu për pritshmëritë e Tiranës nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Sofje më 17 maj.

Loading...