Bunjamin Shabani ka debutuar me barazim në elitën e futbollit armen. Mesfushori kumanovar është paraqitur për 75 minuta në barazimin pa gola 0-0 të skuadrës së tij FC Shirak kundër Banants në hapje të kampionatit armen.

Ishlojtari i FC Shkupi, Shabani ka pasur një paraqitje shumë të mirë, duke u ndarë i kënaqur nga loja e tij e parë.
“Po, jam shumë i kënaqur nga vetja, por edhe nga paraqitja e tërë ekipit. Arritëm të shkëpusim një pikë si mysafirë. Shpresojmë të vazhdojmë edhe me ndeshje edhe më të mira në vijim të kampionatit”, tha “Bunja”.

Ai bëri edhe një krahasim midis kampionatit armen dhe atij të Maqedonisë.
“Liga e Armenisë mu duk më e fortë se e Maqedonisë. Përvec kësaj klubet janë më të organizuara, ku secili ekip ka kampe të  veta dhe nga 5-6 terrene për stërvitje”, tregon Shabani.

Loading...