Burgoset “Miss Bosnja” për të cilën boshnjakët bënë luftë

Slobodanka Tosic, seksi dhe provokuese, titulli i “mbretëreshës” së vendit të saj dhe një vajzë kopertine për “Playboy”.

29-vjeçarja është dënuar për pjesëmarrje në një pritë të organizuar nga një “kumbar”, i dashuri i saj, për të vrarë një ish-in e saj, njëkohësisht rivali i tij.

Por Slobodanka Tosic, konsiderohet edhe si një femër që ka aftësinë të “çmend” bosët e krimit. Pak ditë më parë, ajo është dënuar me dy vite e gjysmë burg pasi akuzohet se i ka ngritur një kurth ish të dashurit të saj dhe bosit të krimit, Djordje Zdrale, në një përpjekje për ta ekzekutuar atë. E gjitha ishte organizuar nga Darko Elez, një tjetër bos i krimit, aktualisht i dashuri i 29-vjeçares.

Tashmë bukuroshja 29-vjeçare boshnjake gjendet pas hekurave, madje i duhet të mbrojë veten edhe nga 5 akuza të tjera, si përfshirja në vrasje dhe në disa grabitje.

Loading...