Norbert Guillod, 73-vjeç, gati pesëdhjetë ditë kishte shpenzuar vullnetarisht për të qëndruar në një burg në Orbe La Croiséet të Zvicrës dhe nuk ishte zhgënjyer fare.

Ai kishte refuzuar të paguante një dënim dhe për kompenzim ka qëndruar në burg, shkruan Blick. Guillod është një nga zviceranët e shumtë, të cilët në vend që të paguajnë dënime për shtetin, shkojnë në burg. Vitin e kaluar janë raportuar për 3.200 njerëz të tillë, 1 mijë më shumë se në vitin 2008.

Një trend në rritje! Zvicerani nuk kishte paguar 800 franga në muaj, si detyrim për përkujdesjen e vajzës së tij. “Do të shkoja sërish në burg,” thotë babai i pesë fëmijëve nga Pully. “Unë jam kënaqur për çdo ditë. Unë kisha një qeli me pamje nga Jura. Fantastike”, thotë Guillod për Blick.

Pas disa ditësh Norbert Guillod kishte siguruar një qeli të vetme. Ai ishte ndier rehat atje. “Në burg është si një hotel“, thotë ai. Atje nuk më ka munguar asgjë. Unë kam pasur një TV me 20 kanale, një frigorifer, një banjo private. Kur unë kisha nevojë për të shkruar letër, ma sillnin menjëherë rojat”, tha Guillod.

Edhe ushqim në burg thotë të jetë shumë i mirë. “Ka pasur shumë specialitete lokale në menu. Vetëm peshku nuk ishte në menu dhe mungonte një gotë verë në mbrëmje”, thotë ai. Megjithatë për të burgjet zvicerane mbeten luksoze.

Loading...