Burhan Aliji shumë pranë këtij klubi

Mesfushori i shkëlqyer kumanovar, Burhan Aliji sipas të gjitha gjasave do të ndërroj mjedis.
Sic merr vesh gazeta Lajm, Aliji do të largohet nga Euromilk dhe do të kaloj te Vëllazërimi i Kërcovës, kampion vjeshtor në ligën e dytë –grupi i perëndimit. Sipas informacioneve tona, në adresë të tij kanë mbërritur disa oferta nga klube vendore, por si duket do të vendos liderin e ligës së dytë në perëndim.

Mes Alijit dhe drejtuesve të Vëllazërimit ka pasur biseda, dhe kumanovari pritet t’i thotë “po” atyre.

Me këtë goditje eventuale në afatin kalimtar të janarit, Vëllazërimi po tregon se po sillet si një klub i madh dhe me pretendime të mëdha. dhe do ta ketë shumë më të lehtë rikthimin në ligën e parë të Maqedonisë.

Aliji gjatë sezonit vjeshtor ishte ndër lojtarët më të mirë në Ligën e dytë – perëndim, duke shënuar 5 gola dhe po aq asiste. /lajm

Loading...