Baby

Një burrë po mendon të adoptojë një fëmijë të porsalindur që e ka gjetur të braktisur pranë një kanali ndërsa shkonte për në punë.

Raul Marin Ceja filmoi momentin e pabesueshëm kur gjeti vajzën e vogël të mbështjellë me një batanije në mes të pisllëkut gjatë ditës së shtunë.

Vogëlushja qan ndërsa zotëria telefonoi strukturat e emergjencës, që e transportuan në spitalin e përgjithshëm Zapopan në Meksikë.

Bebi i vogël e kishte ende kordën e kërthizës, por mësohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë nuk ka ende asnjë të dhënë për nënën e vajzës./shqiptarja

Loading...