Butikofer: Referendumi me rëndësi kyçe për ardhmërinë e Maqedonisë, rajonit dhe BE-së

Nuk jemi të interesuar që të shohim vetëm zgjidhje të problemit që e kishit me Republikën e Maqedonisë, por jemi të gatshëm edhe të angazhohemi dhe të ndihmojmë për hapjen e dyerve në BE për avancimin e Maqedonisë dhe të japim ndihmë, madje edhe në këtë moment, edhe pse negociatat nuk kanë filluar, për avancimin në bashkëpunim me BE-në, tha sot eurodeputeti Rajnhard Butikofer në takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Siç njoftoi pres -shërbimi qeveritar, Butikofer e theksoi rëndësinë e referendumit të ardhshëm, si për të ardhmen e Maqedonisë ashtu edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Njëkohësisht e transmetoi edhe përkrahjen për implementimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë.

“Tashmë nuk ka vend në botë i cili nuk e njeh dhe e di identitetin tonë pas arritjes historike të marrëveshjes me Greqinë, sepse treguam se jemi të gatshëm që të gjejmë zgjidhje e jo të gjejmë probleme. Prandaj referendumi është përgjegjësi për të gjithë në krijimin e një të ardhme ml të mirë për brezat e rinj”, tha kryeministri Zaev në takim.

Loading...