Antonio Milloshoski, Sillvana Boneva, Kërsto Mukoski, Pavle Sazdov, Dimitar Stevananxhiq, Liljana Zaturoska dhe Magdalena Manaskova janë deputetët që i propozoi VMRO-DPMNE për anëtarë të Komisionit anketues për përgjimet në Parlament.

Opozita i propozoi: Tomisllav Tuntevin, Vasko Kovaçevskin, Petre Shilegovin dhe Goran Misovskin.

Shilegovi, gjithashtu është propozuar edhe për Kryetar të Komisionit Anketues, ndërsa Goran Misovski për zëvendës të tij.

Nga BDI-ja skandalin e përgjimeve do ta hetojnë Talat Xhaferi dhe Ejup Rustemi, kurse nga PDSH-ja, i propozuar ishte Ernad Fejzullahu.

„Nga radhët e deputetëve të pavarur u propozua Roza- Topuzova-Karevska nga Zoran Ilioski, kryetar i komisionit parlamentar të zgjedhjeve.

Nesër në ora 12 pritet të bëhet përzgjedhja e Komisionit, në një seance të veçantë të Paramentit.

Më poshtë ju sjellim bombën 38 dhe të fundit të opozitës, që kryesisht i dedikohet skandaleve të udhëheqësve të BDI-së:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FR2VABcRENo&w=854&h=480]
Loading...