Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka thënë se kërcënimi nga Shteti Islamik është duke “zhvilluar” dhe po bëhet më akut.

Ai ka thënë se edhe Britania përballet me të njëjtin kërcënim sikur se Franca.
“Ne në Britani të Madhe përballemi me të njëjtin kërcënim”, ka thënë Cameron në konferencën për medie të mbajtur sot.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona që ta zhdukim ideologjinë ekstremiste”, ka shtuar ai.
Duke folur për sulmet në Paris, kryeministri britanik ka thënë se “ky ishte akti më i keq i dhunës në Francë që prej Luftës së Dytë Botërore”.

Loading...