Në Gjykatën Penale ka vazhduar shqyrtimi i dëshmive për rastin e Prokurorisë Speciale “TNT”, për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canoski pas zgjedhjeve në vitin 2011. Në seancën gjyqësore u prezantuan dëshmi nga Komisioni Parlamentar i Transportit dhe Lidhjeve në të cilin debatohej pikërisht për këtë rast si dhe dëshmitë e profesorëve të fakultetit të ndërtimtarisë. Biznesmeni dhe ish deputeti Canoski theksoi se edhe nga bisedat e përgjuara por dhe nga materiali i Kuvendit vërehet qartë së fajtorët kryesorë për prishje e “Kosmosit” janë Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski.

“Videoja nga debati në Kuvend dhe bisedat e përgjuara janë të përafërta dhe tregojnë se prishja e “Kosmosit” është bërë nga Nikolla Gruevski së bashku me Mile Janakieskin për hakmarrje politike. Me ekspertë të cilët më pas u thirrën dhe bënë mendime dhe opinionet e tanishme që kemi, janë të njëjta dhe dëshmojnë se “Kosmos” është ndërtuar ligjërisht”, tha Fiat Canoski.

Nga ana tjetër ish kreu i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski theksoi rrënimi i “Kosmosit” është kryer në bazë të ligjit.

“Kjo është hera e 36-të, që përmes rrugës ligjore tregojmë se punonjësit në komunën e Gazi Babës dhe unë si ish kryetar i komunës kemi vepruar në mënyrë të ligjshme. Them 36 herë për shkak se deri më tani kemi 35 vendime nga të gjitha gjykatat relevante në Maqedoni, nga Gjykata Supreme, e Apelit, Gjykata Kushtetuese, do të thotë kudo është dhënë një vendim në favor të komunës së Gazi Babës”, tha Toni Trajkovski, ish kryetar i Gazi Babës

Në bankën e të akuzuarve për rastin “TNT” janë 7 persona, ku përveç ish kreut të ish kreut të Gazi Babës Toni Trajkoski janë edhe Nikolla Gruevski e Mile Janakieski.

Loading...