Capital T më në fund zbulon të dashurën, publikon foto me të

Reperi Capital T më në fund na ka njoftuar me të dashurën e tij.

Trim Ademi, i njohur për publikun e gjerë si Capital T, ka marrë ‘guximin’ që me ndjekësit e shumtë ta ndajë më në fund një fotografi me vajzën që ia ka rrëmbyer zemrën, shkruan lajmi.net

Në foton e parë si në mjegull shihet fytyra e të dashurës së tij ndërsa në të dytën dyshja i kanë kapur duar, detaj ky që konfirmon se ata tashmë janë çift.

Kapo gjithmonë është munduar ta mbajë larg medieve jetën private dhe kështu ka qenë i rezervuar prej kohësh mirëpo më në fund erdhi koha që edhe ai ta bëjë publike lidhjen.

Emrin e vajzës nuk e ka zbuluar por pritet ta marrim vesh shumë shpejt se kush ia ka rrëmbyer zemrën reperit i cili është shumë i dashur për gjininë e bukur./Lajmi.net/

Loading...